Karabinierët e angazhuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje me qitje reale në Poligonin Voloire, me qëllim përmirësimin e aftësive të qitjes, përdorimit të armëve dhe gatishmërisë individuale.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ushtrimet e rregullta stërvitore janë thelbësore për ruajtjen e standardeve profesionale dhe rritjen e efektivitetit operacional, duke siguruar që pjesëtarët e misionit të jenë gjithmonë të përgatitur për detyrat e tyre.
Sipas njoftimit, aktivitete të tilla ndihmojnë në forcimin e nivelit të gatishmërisë dhe vetëdijes situative të personelit, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës.
KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të garantuar siguri, liri lëvizjeje dhe paanshmëri në gjithë territorin e Kosovës./Arbresh.info
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...