Në mediat maqedonase pak ditë më parë qarkulloi me shpejtësi lajmi se këngëtari Shpat Kasapi ishte arrestuar pasi ishte kapur me dy doza kokainë me vete, por më pas ishte lënë i lirë për t’u gjykuar nga gjykata.
Lajm ky u mohua nga këngëtari, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale shkruante se ndodhej në Tiranë ku po realizonte xhirimet për një spektakël për natën e ndërrimit të viteve.
Sipas ABC, Shpat Kasapi do të ishte pjesë e spektaklit ‘Soiree’, mirëpo gjatë transmetimit të tij në 1 janar, këngëtari nuk u shfaq në asnjë moment, përveçse në prapaskenat e spektakli që u publikuan në një video në fund.
Mësohet se Shpati është larguar nga studio e Abc-se, 5 minuta para se ai të futej në skenë me justifikimin se duhej të largohej me urgjencë dhe se nuk ishte në gjendje të fliste për momentin dhe po flasim pikërisht për ditën kur është publikuar lajmi se Shpat Kasapi ishte kapur me drogë.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...