Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se gjatë fundjavës në lokacione të ndryshme kanë sekuestruar armë dhe municion.
Sipas komunikatës për media, janë sekuestruar një pistoletë tip “Beretta”, një armë gjuetie tip “Uzumlu”, një pistoletë tip “M57”, një pistoletë tip “TT”, 25 fishekë, tre karikatorë, një jelek antiplumb, një thikë dhe një radiolidhje.
Në lidhje me këto raste, policia thotë se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...