Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa procesi i numërimit tashmë ka arritur në 99.44 për qind të votave të përpunuara, apo janë numëruar 2.484 nga 2.498 kuti votimi.
Sipas rezultateve të publikuara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 për qind ose 297.363 vota.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.08 për qind apo me 146.108 vota. Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.60 për qind apo 121.987 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 për qind apo 49.712 vota.
Pas përfundimit të këtyre votave, pritet të nis procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit./Arbresh.info

46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...