Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për unitet politik dhe kompromis në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti institucional është kyç për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e Planit të Rritjes.
Kos, ka porositur se, në mënyrë që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, forcat politike duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.
Kos është zyrtarja e parë nga Brukseli që përshëndeti mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe e uroi Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e së dielës.
“Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin evropian të Kosovës dhe për të vazhduar angazhimin lidhur me financimin në kuadër të Planit të Rritjes”, ka porositur ajo.
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...