Prej ditësh një ndër lajmet më të komentuara në mediat rozë është tradhëtia e bujshme që partneri i Khloe Kardashian, i bëri kësaj të fundit me mikeshën e familjes, Jordyn Woods.
Jordyn jetonte në vilën e Kylie Jenner, motrës së Khloes dhe ishte në çdo event të familjes prej disa vitesh ndaj ajo që ndodhi mes tyre u konsiderua një tradhëti e shumëfishtë, transmeton lapsi. Edhe pse në gjendje të rëndë psikologjike raportohet se Jordyn ka fajësuar alkoolin për puthjet që shkëmbeu me Tristan Thompson. Pasi Khloe Kardashian i dha duart Tristan, ky i fundit është kapur mat me një tjetër vajzë në New York. Basketbollisti është fotografuar në krah të një modelje brune që sipas “DailyMail” quhet Karizma Ramirez.
27-vjeçari është parë fillimisht i vetëm me dy kafe në dorë duke hyrë në hotelin e tij dhe më pas ka dalë bashkë me Karizma Ramirez prej aty.

FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën