Ajo ka performuar këngën e saj të fundit në një version të plotë mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards.
Këngëtarja Taylor Swift është shfaqur në skenën e kësaj ngjarjeje për të sjellë këngën e saj më të re “Look what you made me do”, transmeton arbresh.info.
27 vjeçarja, fituese e shumëfishtë e çmimeve Grammy ka goditur disa prej kolegëve të saj përmes tekstit dhe klipit të kësaj kënge, duke përfshirë këtu ish-të dashurin Tom Hiddleston, rivalen e saj në muzikë Katy Perry dhe çiftin Kim Kardashian e Kaney West.
Në klipin e saj, ajo ironizon me Kim Kardashian dhe atë që i kishte ndodhur në Paris vitin e kaluar kur ishte grabitur nga persona me maska në rezidencën ku po qëndronte dhe ku i ishin vjedhur stoli me vlerë të madhe./arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...