Dy figurat kryesore të gjendura në mesin e skandaleve që kanë tronditur Hollivudin po përballen me pasojat e veprimeve të tyre të pandëshkuara në vite.
Policia e Nju Jorkut e bëri të qartë se ka prova mjaftueshëm për ndalimin e Harvey Weinstein, ndërsa Netflix i ndërpreu përfundimisht marrëdhëniet me Kevin Spacey. Akuzat e Paz de la Huerta i tingëllojnë bindëse autoriteteve policore, që duken të gatshme të hidhen në veprim.
Aktorja tha më herët për “Vanity Fair” se Weinstein e kishte përdhunuar dy herë në Nju Jork në vitin 2010. Tashmë, janë mbi një duzinë grash që ngrenë pretendime të njëjta ndaj 65-vjeçarit e shumë të tjera e akuzojnë për ngacmime seksuale dhe akte të pahijshme.
Robert Boyce, i Policisë së Nju Jorkut, tha: “De la Huerta bëri një rrëfim të detajuar e mjaft të besueshëm të ngjarjes. Këtu kemi material real për ta ngritur çështjen në gjyq. Aktualisht, jemi në procesin e mbledhjes së provave”.
Nëse Weinstein, sipas zyrtarit të policisë, do të jetë jashtë shtetit të Nju Jorkut në rastin se forcat e rendit do të duan ta arrestojnë, policisë do t`i nevojitet një urdhër gjykate.
Netflix-i ndërkohë deklaroi prerazi se nuk do të përfshihet më në produksionin e “House of Cards” nëse Spacey, i akuzuar për ngacmime dhe agresion seksual, do të vazhdojë të shfaqet në serialin tejet popullor.
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...