Këngëtari Shpat Deda njihet për vokalin e tij të hatashëm.
Ai ka befasuar publikun kur e sfidoi vetën edhe si producent në filmin e metrazhit të shkurtër ‘Home’, shkruan portali arbresh.info.
Ekipi i filmit ‘Home’ që mori çmimin në kategorinë e ‘filmit të metrazhit të shkurtër’ në ceremoninë BAFTA 2017, ishin të pranishëm për të ndarë me publikun ngjarje interesante gjatë xhirimit të këtij filmi me tematikë të refugjatëve.
Në konferencën e parë për shtyp morën pjesë: Producenti Shpat Deda, regjisor dhe skenarist Daniel Mulloy të cilët falenderuan të gjithë për pjesëmarrjen.
Regjisori njëherësh skenarist Daniel Mulloy tha se është krenari të jesh pjesë e këtij filmi.
‘Tema e filmit është prekëse dhe jam i lumtur që jam këtu me juve sot. Filmi trajton temën e refugjatëve dhe nuk mund realizohej më mirë përpos në Kosovë’, u shpreh Daniel i cili nuk la pa përmendur edhe faktin se të punosh me FSK-në është nder.
Në anën tjetër Shpat Deda i cili ishte producent i këtij filmi që tregoi momentet e xhirimit dhe gjindshmërinë që pati i gjithë ekipi.
‘Nuk është bash lehtë me i gjet 100 goma brenda gjys ore në Janjevë me e improvizu momentin e djegjes së shtëpive’, tha Shpati i cili ishte shumë entuziast për këtë sukses.
Përndryshe, ky film zgjat 20 minuta dhe rrëfen vështirësinë e refugjatëve, xhirimet e të cilit kanë përfunduar në Kosovë, kryesisht në Janjevë dhe Graçanicë./Abresh.info/




Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...