Dy artistët shumë të dashur të muzikës shqiptare, Pirro Çako dhe Fifi, kanë publikuar një projekt muzikor së bashku.
Kënga titullohet “Të kam në mend” dhe vjen me një tekst emocional, të ndjerë dhe të fuqishëm.
Projekti është shoqëruar edhe me një videoklip, i cili i jep këngës një dimension më të plotë dhe vizualisht më të pasur, duke e bërë mesazhin e saj edhe më të prekshëm për publikun.
Që në momentet e para të publikimit në YouTube, kënga është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët kanë lënë komente të shumta pozitive dhe kanë vlerësuar bashkëpunimin mes dy artistëve.
Nuk vihet në diskutim zëri i veçantë dhe interpretimi i fuqishëm i Pirro Çako, si dhe talenti dhe vokali i jashtëzakonshëm i Fifit.
Të dy artistët kanë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në muzikë, me një sërë projektesh që kanë lënë gjurmë në skenën shqiptare.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...