“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur mendoi se do ndërronte jetë, sillej keq me mua

11:56 | 25 Prill 2026
E.K

Këngëtarja Gresa Sekiraqa ka ndarë pak ditë më parë një rrëfim prekës të jetës së saj. Sfida e babait të saj e kancerin dhe lajmi i hidhur që i dhanë: babai ka edhe tre muaj jetë. Fatmirësisht, babai i këngëtares është mirë dhe gëzon shëndet të plotë dhe për Gresën ai është dhurata më e madhe.

“Më thanë që nuk do ketë më shumë se muaj jetë. Unë kam qenë 19 vjeç. Duhet të bëhesha e fortë, por nuk mund të bëhesha. Momentet më të vështira kanë qenë kur babi mendonte se po vdiste dhe sillej keq me mua. Unë dilja jashtë dhe nuk doja që të më shihnin duke qarë. Kam hyrë në banjo, kam prerë flokët e babit e më pas të miat. Babi im e shijon jetën. Dhuratën më të madhe në jetë e kam që e kam babë”, tha Gresa në rrëfimin e saj në Ferma Vip.

Pas rrëfimit, Gresa tha: “E di që babi është krenar për mua”.