Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se funksionimi i elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova A” është stabilizuar, pas defekteve që u raportuan mëngjesin e sotëm.
Sipas njoftimit të KEK-ut në Facebook, problemi ishte shkaktuar nga një ndërprerje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, “por që është tejkaluar me sukses falë reagimit të shpejtë të stafit teknik”.
“Paralelisht, janë duke u zbatuar masa intensive parandaluese me qëllim mbrojtjen e aseteve të tjera teknike dhe minimizimin e çdo rreziku potencial për sistemin. Korporata Energjetike e Kosovës mbetet e përkushtuar për menaxhim profesional të situatës, transparencë ndaj opinionit publik dhe rikthim sa më të shpejtë në operim normal, në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...