Kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se nuk do të marrë mandatin e tij të deputetit pasi partia e tij u mposht fort duke i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar.
“Tani më nuk i nevojitem parlamentit, por riorganizimit të lëvizjes patriotike”, tha ai në një video-deklaratë të lëshuar në mediat sociale të shtunën mbrëma, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Edhe përkundër faktit se partia e tij Fidesz mbërriti në 52 ulëse nga zgjedhjet e 12 prillit, nga 135 sa kishte, Orban u rizgjodh deputet.
Tisza, e drejtuar nga ish-anëtari i Fidesz, Peter Magyar, fitoi më shumë se dy të tretat e shumicës në parlamentin me 199 ulëse, duke shtruar rrugën për një ristrukturim si të politikës së brendshme hungareze, ashtu edhe asaj të jashtme.
Orban është zgjedhur deputet që nga viti 1990. Si kryeministër i Hungarisë, ai shërbeu që nga viti 2010, duke u bërë figurë mbizotëruese e politikës hungareze.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...