Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacione

20:27 | 25 Prill 2026
R J

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka zhvilluar aksione në zbatim të ligjit që prek sektorin e ndërtimtarisë.

Me këtë rast, në pesë lokacione të ndryshme janë ndaluar aktivitete ndërtimore të paautorizuara, përfshirë rrënime dhe ndërtime pa leje.

Drejtori Mujë Igrishta ka deklaruar se ndaj shkelësve të ligjit do të ndërmerren masa ndëshkuese, duke filluar nga shqiptimi i gjobave e deri te kallëzimet penale, së bashku me aktvendime për rrënim.

“Askush nuk është mbi ligjin”, ka theksuar drejtori Igrishta.