Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

21:19 | 25 Prill 2026
R J

Donald Trump anuloi dërgimin e Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan, për bisedime me Iranin.

Ky vendim erdhi pasi delegacioni u largua nga Islamabadi pasi zhvilloi takime me zyrtarët pakistanezë.

Presidenti amerikan tha se dy negociatorët nuk do të bëjnë një udhëtim 18 orësh për që qëndruar ulur pa folur për asgjë.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha kartat, ndërsa Irani mund të telefonojë kur të dojë.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u largua nga Pakistani pa pritur zyrtarët amerikanë.

Araghchi u takua me kryeministrin, shefin e ushtrisë dhe zyrtarë të tjerë për çështje që përfshijnë vijat e kuqe të Iranit në negociata.

Megjithatë disa media ndërkombëtare raportojnë se zyrtarët pakistanezë presin që Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, të kthehet në Islamabad të dielën ose të hënën.

Ai është aktualisht po vijon udhëtimin e tij në Oman dhe më pas ndalesa tjetër është Rusia.

Teherani I ka kërkuar presidentit amerikan të ndalojë bllokadën e porteve iraniane, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur.

Zyrtarët iranianë mbeten thellësisht skeptikë dhe thonë se nuk u besojnë Shteteve të Bashkuara, duke theksuar gatishmërinë ushtarake.

Disa mbështetës të vijës së ashpër thonë se programi bërthamor i Iranit nuk është i hapur për diskutim, pavarësisht se Presidenti Trump përmend pasurimin bërthamor si një nga arsyet kryesore për sulmin ndaj Iranit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale