Sot për këngëtarin e njohur botëror Elton John, është një ditë e zezë.
Kjo pasi nëna e tij mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë, shkruan arbresh.info
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në llogarinë e tij në Instagram, ku ka postuar një foto me nënën e tij duke treguar se ajo tashmë ka ndërruar jetë.
Sheila Farebrother ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare, e edhe pse këngëtari deri në maj të këtij viti nuk i kishte raportet e mira me të, vdekja e saj e ka shokuar.
Ky është shkrimi i këngëtarit që ka bërë për nënën e tij:
E pashë vetëm të hënën e shkuar dhe ndihem i shokuar. Udha e mbarë nënë. Faleminderit për gjithçka. Do më mungosh shumë. Me dashuri, Elton”./arbresh.info


Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...