Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi të premten se një armëpushim tre-ditor ishte arritur me Rusinë, si pjesë e përpjekjeve të ShBA-së për të negociuar përfundimin e luftës më shumë se katërvjeçare.
Zelensky, në Telegram, tha gjithashtu se secila nga të dyja palët do të shkëmbente 1,000 të burgosur lufte, me çështjet humanitare që mbeten një përparësi kryesore e Ukrainës, raporton Reuters.
“Kjo është arsyeja pse sot, brenda kuadrit të procesit të negociatave të ndërmjetësuar nga pala amerikane, morëm marrëveshjen e Rusisë për të kryer një shkëmbim të robërve të luftës në formatin 1,000 për 1,000”, shkroi Zelensky.
“Një armëpushim do të vendoset gjithashtu më 9, 10 dhe 11 maj”.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...