Familjarët e poetes Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht me tone të ashpra pas deklaratave dhe aludimeve që po qarkullojnë në rrjet gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP.
Përmes një postimi, ata shprehen se prej momentit kur Mimoza u bë pjesë e formatit televiziv, është kthyer në objekt sulmesh, shpifjesh dhe “historish të fabrikuara” nga persona që, sipas tyre, nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.
Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se çdo ditë po publikohen deklarata të reja vetëm për vëmendje, klikime dhe interesa personale, duke kaluar sipas tyre çdo kufi njerëzor dhe moral.
Ata e konsiderojnë të papranueshme faktin që po sulmohet një grua e cila nuk ka mundësinë minimale të reagojë apo të mbrojë veten, pasi ndodhet e izoluar brenda spektaklit.
“Është e turpshme të përfitosh nga heshtja e dikujt dhe të ndërtosh ‘show’ mbi gënjeshtra e manipulime”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Ata shprehen të tronditur nga niveli ku ka arritur debati publik, duke akuzuar disa persona se kanë harruar se shpifja ka pasoja dhe se askush nuk mund të luajë me dinjitetin e një gruaje për përfitime personale apo mediatike.
Në fund të reagimit, familjarët paralajmërojnë se sapo Mimoza të përfundojë eksperiencën e saj në Ferma VIP, shumë persona do të përballen me padi për çdo deklaratë të pavërtetë dhe shpifje të bërë publikisht./Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...