Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe policia në vendin e ngjarjes

22:40 | 8 Maj 2026
R J

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Radhimës në Shqipëri.

Sipas mediave në Shqipëri,  flakët rrezikojnë të përhapen edhe drejt hoteleve dhe ndërtesave të tjera pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Ndërhyrja aty është e vështirë  për shkak të terrenit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit,  megjithatë pritet që organet kompetente do të zbardhin rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale