Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe koncerte në Kosovë

07:20 | 9 Maj 2026
Q L

Bashkimi Evropian në Kosovë do të shënojë nesër Ditën e Evropës përmes një programi të gjerë aktivitetesh që do të zhvillohen në disa qytete të vendit, me fokus në kulturë, informim dhe aktivitete argëtuese.

 

Në Prishtinë, në kuadër të këtyre aktiviteteve, do të organizohet Panairi “Team Europe”, ku do të marrin pjesë mbi 25 ekspozues.

Në mesin e tyre janë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, biznese të mbështetura nga BE-ja, organizata joqeveritare, programe zhvillimore, si dhe Asociacioni Ukrainas në Kosovë “Bridges of Friendship”.

Zyra e BE-së në Kosovë bën të ditur se panairi do të ofrojë një program të pasur me aktivitete kulturore dhe argëtuese për të gjitha grupmoshat, me qëllim promovimin e vlerave evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit me qytetarët në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale