Serena Williams siç duket ka vendosur t’i jap fund beqarisë.
Kampionia 26 vjeçare do të martohet me Alexis Ohanian, 34 vjeçar, i cili është bashkëthemelues i faqes së lajmeve ‘Reddit’, transmeton arbresh.info.
Dyshja do të martohen vetëm 11 javë pas lindjes së vajzës së tyre, Alexis Olympia Ohanian Jr.

Dasma e tyre është duke u mbajtur sekret, por që do të ketë shumë të ftuar. Në mesin e shumë të ftuarve do të ketë edhe shumë yje botëror si , Beyonce, Jay Z, Kris Jenner, e dashura e Princit Harry, Meghan Markle, aktorja Eva Longoria, Kelly Rowland dhe Ciara.

Një burim i brendshëm i ‘DailyMail’, tha se Serena dhe Alexis nuk kanë kursyer asnjë shpenzim për martesën e tyre të ëndrrave.
Dasma e tyre thuhet se do të kushtoj më shumë se 1 milion dollarë dhe se po organizohet nga projektuesi i famshëm i dasmave Preston Bailey./arbresh.info/


Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...