Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është kthyer në shtëpinë e saj në Londër pas një qëndrimi disa javor në Los Angeles.
Ajo ka qenë shumë aktive muajve të fundit në realizimin e reklamave për kompani të njohura, me çka ka bërë që edhe të dyfishohen fitimet e saj neto, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi është vënë re prania e saj në Javën e Modës në Paris, ku ka rënë në sy shkëlqimi i Ritës në pistën e modës përkrah modeleve më të njohura.
Ajo gjithashtu publikoi një fotografi përkrah modeleve Bella dhe Gigi Hadid, të cilat janë motrat e të dashurit të Dua Lipës, Anwar Hadid.
Përndryshe sa i përket karrierës muzikore, kujtojmë se kënga e re e këngëtares do të publikohet gjatë muajit mars. /arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...