Beniada Nishani është bërë e njohur më shumë për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP.
Finalistja e edicionit të parë të BB përpara se të futej në spektakël, ka qenë e njohur në Itali si modele.
Ajo është rritur në shtetin italian dhe ka krijuar një karrierë të bujshme në fushën e modelingut.
Duke qenë se pas mbarimit të BB VIP tha se do të kthehej përfundimisht për të jetuar në Tiranë, biondja ka risjell disa nga momentet të kohës së artë – kur ishte modele.
“Disa nga fotot më domethënëse të karrierës sime, çdo foto fsheh një kujtim, unik dhe të keq. Një fragment i kohës së pavdekshme”, u shpreh Beni.
E njëjta kishte marrë pjesë edhe në disa filma, si në “Loro” në rolin e të dashurës së Silvio Berlusconit.
Sido që të jetë, në Big Brother VIP mori vëmendjen e të gjithëve me energjinë pozitive dhe veprimet që bëri gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së madhe. /Telegrafi/
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...