Princesha Mako e Japonisë ka shtyer ditën e martesës deri në vitin 2020 për shkak të mungesës së kohës për planifikimin e dasmës.
Mbesa 26-vjeçare e perandorit Akihito kishte planifikuar të martohet me punonjësin e firmës ligjore Kei Komuro në nëntor, transmeton portali arbresh.info
Çifti njoftoi se vonesa do të ndodhë për shkak të mungesës së kohës për të bërë të gjitha përgatitjet e mjaftueshme, shkruan Jiji Press.
Vendimi i tyre llogaritej për planin e zënë të familjes perandorake vitin e ardhshëm, duke përfshirë abdikimin e perandorit.
“Më vjen keq që kemi shkaktuar telashe të mëdha dhe barrë shtesë për ata që kanë ndihmuar rreth përgatitjes së dasmës sonë”, citohet të ketë thënë princesha.
Princesha e Japonisë hoqi dorë nga titulli mbretëror për t’u martuar me burrin e zemrës./BBC/arbresh.info/
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...