Princ Leka është parë me të dashurën e tij të re Blerta Celibashu, duke ecur dorë për dore në rrugë.
Ndarja e Princit nga Elia Zaharia bëri bujë të madhe, me dyshimet ku thuhet se çifti ishin prej kohësh në një martesë të krisur.
Sipas burimeve vajza në krahë e Princ Lekës është fotografja e ish çiftit. Ata janë parë më parë së bashku në aeroport, ndëra edhe në rrjetet sociale nuk kane munguar komentet, nga ana e Princit.
Princ Leka njoftoi ndarjen më 15 janar, ku tha se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Pas tij reagoi edhe Elia Zaharia, dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.
Përmes një reagimi zyrtar, Princ Leka u shpreh se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.
“Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur”, reagoi më pas Zaharia.

Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...