Opinionistja Balina kritikoi Meridianin, duke e vlerësuar eleminimin e tij si pasojë të lojës së pistës, që sipas saj ka zhvilluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
“Ti ke luajtur me rregulla që nuk i pranon loja që ti të luash me informacione jashtë dhe ato informacione t’i servirësh në mënyrë korrekte, jo tendencioze”, u shpreh Balina.
Meridiani nuk u pajtua me këtë mendim dhe mes tyre shpërtheu debati, aq sa opinionistja e akuzoi atë se ka gënjyer brenda shtëpisë për situata dhe ngjarje që kanë ndodhur jashtë saj.
Meridiani u përgjigj se në Tiranë i njihnin që të dy dhe e dinin se kush ka gënjyer dhe kush jo.
“Në Tiranë njoh shumë njerëz edhe nga shoubizzi, kështu që na njohin të dyve, e dinë shumë mirë dhe në këtë pikë unë nuk bashkohem dot me ty”, tha Meridiani./gsh/
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...