Pas triumfit të tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku u shpall fitues mes shumë emocioneve dhe përballjeve, Gjesti duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Pas javësh të tëra në qendër të vëmendjes dhe një përvoje që e ka kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar, ai po përgatitet për një tjetër paraqitje televizive — këtë herë në një format krejt ndryshe.
Është bërë e ditur se Gjesti do të jetë i ftuari special në episodin e radhës të spektaklit të njohur humoristik Portokalli.
Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni i emisionit përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram, ku ndanë me ndjekësit detajet e këtij episodi të shumëpritur.
“Gjesti do të jetë i ftuar në shfaqjen e radhës, të mërkurën, ora 19:00, në studiot e Top Channel, në Kashar”, thuhet në postimin zyrtar të Portokalli-s.
Pjesëmarrja e tij në këtë format pritet me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët janë kureshtarë të shohin anën komike dhe spontane të fituesit të BBVA-së. /Telegrafi/
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin