Amber Rose fillimisht është bërë e njohur ndërkombëtarisht me lidhjen e saj me reperin e njohur Kanye West.
Rose nuk ka një profesion ta caktuar, mirëpo herët në karrierë ishte striptizere, e më vonë ka filluar të konsiderohet edhe si modele dhe aktore.
Lidhja e saj me reperin West filloi në vitin 2010 dhe zgjati dy vite. Njëra prej arsyeve kryesore që Rose është deklaruar se ka ndikuar në ndarjen e saj me West është Kim Kardashian, gruaja aktuale e reperit sot.
Nuk kaloi shumë kohë pas West, Rose filloi sërish një tjetër lidhje me një reper, Wiz Khalifa-n.
Cifti u martua dhe tani kanë një fëmijë, mirëpo nuk janë në lidhje së bashku.
Mbas lidhjeve me dy reperët, tani Amber Rose është në lidhjen e saj të tretë me një tjetër reper. Ai është 21 Savage, artist relativisht i ri në skenën muzikore.
Diferenca 9 vjeçare në moshë mes asaj dhe reperit nuk duket ti pengojë Rose, pasi që ajo është shprehur se dëshiron të martohet me reperin nga Atlanta. /Insajderi/

Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...