Pas lajmit të ndarjes, Kendall Jenner dhe Booker fotografohen së bashku

15:09 | 28 Qershor 2022

Supermodelja Kendall Jenner dhe basketbollisti, Devin Booker, janë fotografuar duke kaluar kohë së bashku, vetëm disa ditë pasi mediat botërore u pushtuan nga lajmi i ndarjes së çiftit.

Ylli televiziv dhe ylli i NBA, u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit të dielën (26 qershor), në Malibu, të Kalifornisë.

Në fotografitë e shkrepura nga paparacët, ata dukeshin në disponim të mirë, duke biseduar, buzëqeshur dhe duke i shijuar pamjet e bukura të natyrës. Madje në një moment, 25-vjeçari Booker duket sikur po ia rrëmben një puthje modeles 26-vjeçare.

Javën e kaluar, adhuruesit e tyre u shokuan nga lajmi se dyshja çifti i famshëm i showbizit është ndarë pas dy vjetësh lidhjeje

“Derisa ata e duan shumë njeri-tjetrin, Devin nuk kishte në plan t’i propozonte për martesë, pasi prioriteti i tij kryesor është karriera. E njëjta gjë vlen edhe për Kendallin, karriera e së cilës ia dominon jetën”, citohet të ketë thënë një burim i afërt për portalin “Page Six”.

Një tjetër person deklaroi për “E! News” se, Jenner dhe Booker, kishin kaluar shumë mirë dhe ishin argëtuar në dasmën e Kourtney Kardashianit dhe Travis Barkerit në Itali, por me t’u kthyer në shtëpi e kanë kuptuar se bëjnë stile të ndryshme të jetës.

Kendall Jenner dhe Devin Booker e filluan romancën në vitin 2020, por pritën deri në shkurt të vitit të ardhshëm për ta bërë zyrtare lidhjen në Instagram. Ata rrallëherë shfaqeshin së bashku në publik, duke e ruajtur privatësinë e njëri-tjetrit në maksimum.

Shpërndaje në rrjete sociale