Diva e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka dërguar një mesazh emocionues për Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.
Ajo u shfaq në një video, së bashku me Elton Ilirjanin, ku i dërgoi përshëndetje të ngrohta dhe mbështetje festivalit prestigjioz.
Eltoni u shpreh: “Përshëndetje nga New York City, me divën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.” Më pas, ai e kaloi fjalën te Parashqevi, e cila tha: “Përshëndetje për Festivalin e 63-të të këngës në Radio Televizion. Do doja të isha aty. Herën e fundit që isha, këndova një këngë të bukur të titulluar ‘Degjoma Këngën’.”
E emocionuar, Parashqevi vazhdoi me këngën e saj të famshme, duke shtuar një moment spontan dhe të paharrueshëm, teksa Eltoni përmendi se ajo filloi të këndonte papritur.
Për të përfunduar mesazhin, Parashqevi dërgoi puthje për të gjithë konkurrentët e festivalit, duke shprehur mbështetje dhe dashuri për ta.
Ky mesazh i bukur ka emocionuar të gjithë ata që ndjekin muzikën shqiptare dhe e kanë njohur Parashqevi Simakun si një nga ikonat më të mëdha të saj. /Telegrafi/
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...