Gjesti ka dhënë deklaratën e parë pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
Teksa ka bërë falenderimet e tij, u shpreh se ka luajtur shumë fort për të arritur fitoren e BBV, teksa ka përmendur vështirësitë e kaluara brenda shtëpisë.
Gjesti tregoi planet pas përfundimit të programit, teksa tregoi dhe se si do të vazhdojë marrëdhënia e tij me Eglin.
“Kur kam dalë nga BBVK, e dija që më është bërë diçka e padrejtë. Kur më thirrën për të ardhur këtu, kam menduar që është shaka, deri në momentin që më janë hapur dyert atëhere kam thënë që po mund ta bëj. Kam luajtur fort, kam parë për t’i nxjerrë të gjithë jashtë.
Nuk kam pasur mëshirë për t’i nxjerrë jashtë ata, sepse ata nuk kanë pasur për mua. E falënderoj veten shumë që kam duruar këto gjëra që nuk i kanë përballuar të tjerët, kam duruar edhe prekjet fizike. Faleminderit Zotit, familjes e publikut. Ndoshta nuk kam qenë shembulli, por faleminderit shumë. Presim shumë muzikë, nuk kam për tu ndalur kurrë, shumë punë dhe besoj që më shumë keni për të më dashur ashtu siç ju dua unë.
Unë i kam thënë Eglit edhe brenda, që nuk kam diçka me të, nuk e shoh, por unë kam për të vazhduar jashtë, të shohim deri ku do shkojë. Unë jam i njëjti, nuk e gënjej dot. Ia them edhe jashtë këto fjalë”, tha Gjesti./tch
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia