Të paktën kështu interpretohen në rrjet dhuratat që këngëtarja merr herë pas here, për të cilat thuhet se i bën i dashuri.
Por edhe pse Eni ka refuzuar gjithmonë të flasë për jetën e saj private, ndërsa shpesh në media ka theksuar se është ende ‘single”, thashethemet e fundit tregojnë se nuk është saktësisht kështu.
Eni thuhet se ka qenë shumë e afërt me një kolegun e saj, në koncertin e tyre të fundit të përbashkët. Ajo dhe Genc Prelvukaj dukeshin mjaft intim, sipas “gojëve të liga”.
Megjithatë, “Kosovarja” zbulon të tjera fakte që përforcojnë dyshimet se dy këngëtarët nuk janë vetëm miq. Siç shkruan revista, Eni dhe Genc Prelvukaj jo vetëm që ndjekin e pëlqejnë shpesh njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por madje edhe kanë qenë në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë për pushime.
Megjithatë, dy artistët nuk kanë publikuar ndonjë foto të përbashkët, e aq më pak të kenë konfirmuar këtë lidhje.


Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...