Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi jugun e Filipineve në orën 07:37 sipas kohës lokale (23:37 GMT).
Sipas autoriteteve, epiqendra e tërmetit u lokalizua në brigjet pranë qytetit General Santos në ishullin Mindanao, rajoni më jugor dhe një nga më të mëdhenjtë në vend.
Pas lëkundjeve të forta, disa shtete të rajonit, përfshirë Filipinet, Indonezinë dhe Japoninë, lëshuan paralajmërime për cunami. Megjithatë, shumica e këtyre paralajmërimeve janë tërhequr, ndërsa në Filipine alarmi mbetet ende në fuqi.
Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë bëri të ditur se valë cunami janë regjistruar në gjashtë zona të Mindanaos, kryesisht përgjatë bregdetit jugor. Valët janë vërejtur ndërmjet orës 07:42 dhe 08:45 sipas kohës lokale, ndërsa lartësia më e madhe e regjistruar ka arritur në 1.4 metra.
Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ka pasur një thellësi prej vetëm 10 kilometrash, çka ka ndikuar në rritjen e intensitetit të ndjerë në sipërfaqe.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., deklaroi se ka urdhëruar të gjitha agjencitë përkatëse shtetërore të reagojnë menjëherë ndaj emergjencës, duke u bërë thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara të zhvendosen në vende më të larta.
Ndërkohë, aktiviteti sizmik vazhdon. Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë njoftoi se deri në orën 11:00 sipas kohës lokale janë regjistruar 138 lëkundje pasuese pas tërmetit kryesor, duke mbajtur autoritetet në gjendje gatishmërie të lartë.
/rtsh.al/
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...