Fituesi i BBVA, Luiz Ejlli ka reaguar i indinjuar për gruan e cila u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj.
Përmes një postimi në ‘InstaStory’, Luizi i shprehu ngushëllimet familjes derisa u shpreh gjithashtu se ishte i tronditur nga kjo ngjarje.
“E gjithë Shqipëria e sidomos ne shkodranët jemi tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën. Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që e çuan atë grua deri në atë pikë sa t’i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj”, shkroi ai.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e tyre”, deklaroi ai mes tjerash.
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...