Modelja dhe bashkëshorti i saj kanë përjetuar një moment të trishtë në familjen e tyre.
Bëhet fjalë për shtatzëninë e tretë që ka dështuar për shkak të komplikimeve që kishte Chrissy Teigen, transmeton portali arbresh.info.
Lajmin e dhimbshëm e ka shpërndarë vet Chrissy, për të cilën ishte shtatzënia e tretë.
“Ne jemi të tronditur dhe në llojin e dhimbjes së thellë që ju dëgjoni vetëm, llojin e dhimbjes që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Ne kurrë nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, megjithë çantat dhe qeset e transfuzionit të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte”, shkruan Teigen.
Teigen ishte pranuar në spital ditë më parë pasi kishte gjakderdhje prej ditësh.
Kujtojmë se ajo dhe këngëtari John Legend kanë dy fëmijë të tjerë përmes metodës IVF./arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...