Legjenda e muzikës heavy metal, Ozzy Osbourne, vdiq më 22 korrik si pasojë e sulmit në zemër, sipas certifikatës zyrtare të vdekjes të paraqitur në Londër.
Dokumenti, i dorëzuar nga vajza e tij Aimee Osbourne, gjithashtu përmend se këngëtari 76-vjeçar vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundjet koronare të zemrës.
Vdekja e tij është listuar si rezultat i arrestit kardiak jashtë spitalor, infarktit akut të miokardit dhe dështimeve të tjera të lidhura me Parkinsonin dhe zemrën.
Një ambulancë ajrore u thirr pranë shtëpisë së tij në Buckinghamshire, por pa sukses.
Osbourne ishte konsideruar si një nga themeluesit e muzikës heavy metal dhe frymëzim për breza të tërë muzikantësh, ndër ta Metallica dhe Slayer.
Ai fitoi një popullaritet të ri në vitet 2000 falë shfaqjes reale “The Osbournes” në MTV, që dokumentonte jetën e tij familjare.
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit