Mbiemri i njëjtë me Xherdan Shaqirin i ka shkaktuar telashe Korab Shaqirit në rrjetet sociale, ku këngëtari është ballafaquar me mijëra ofendime dhe sharje nga serbët.
Të premten mbrëma, Zvicra e mposhti Serbinë me rezultat 2-1 në Kampionatin Botëror, ndërsa golat e Helvetikëve u shënuan nga dy futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Festa e të dy futbollistëve ishte duke bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe natyrisht se kjo nuk u ka pëlqyer serbëve.
Dhe në rrjetet sociale, ata e kanë sulmuar këngëtarin Korab Shaqiri duke menduar se ka ndonjë lidhshmëri familjare me Xherdanin.
Këngëtari i ka publikuar disa prej ofendimeve që i kanë bërë serbët në rrjetet sociale dhe pastaj ka sqaruar që nuk do t’ua kthejë me të njëjtën gjuhë.
“U bëj thirrje publike serbëve që të mos më fyejnë/shajnë në rrjete sociale për shkak të Xherdan Shaqirit, nuk kam lidhje familjare me të, por e kam vëlla, sepse është shqiptar!”.
“Mijëra mesazhe fyese nga ju, por nuk do t’ju përgjigjemi në të njëjtën gjuhë, sepse nuk jam si ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, ka shkruar Korabi në InstaStory.



Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...