Këngëtarja e shumë hiteve botërore, Madonna, gjithnjë ka qenë kundër presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
Në një intervistë për Harperp’s Bazaar, ka theksuar se me sa ankth e ka shikuar transmetimin e drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të presidentit në SHBA, transmeton arbresh.info.
“Ne kemi bërë çdo gjë, kemi ndezur qirinjë, kemi medituar, jemi lutur, i jemi lutur Perëndisë që Trump të mos fitojë. Para se të kuptoja se kush ishte fituesi , shkova të fleja dhe që nga ajo ditë, çdo mëngjes zgjohem me zemër të thyer”, tha Madonna.
“Kur e kuptova thashë, Donald Trump president?! Kjo është një ëndërr e keqe. Është sikur një dashnor të të ketë mbërthyer për fyti”, shtoi ajo.
Në lidhje me projektet e reja, Madonna ka deklaruar se nuk e ka plan të ndalet./Arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...