Meghan Markle ishte një “sociopate narciste” e cila po planifikonte largimin nga mbretëria që në fillim, ish-stafi i saj pretendon në një libër të ri.
Burimet i thanë autorit Valentine Low, i cili shkroi librin “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown”, se anëtarët e stafit i vendosën këtë epitet Dukeshës së Sussex.
Libri detajon sjelljen e supozuar të shëmtuar të Meghan dhe bashkëshortit, Princit Harry, të cilët u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020.
“Gabimi që ata [mbretërorët] bënë ishte që menduan se ajo donte të ishte e lumtur,” citohet të ketë thënë një ish-punonjës. “Ajo donte të refuzohej, sepse ishte e fiksuar pas asaj narrative që nga dita e parë.”
The Post ka raportuar se Meghan kishte rënë në kontant me Netflix për një projekt që në vitin 2018 kur ajo ishte ende një anëtare e mbretërisë që kishte detyrat e saj. Harry ka pretenduar se ata nuk e kishin çuar ndërmend të bashkëpunonin me Netflix derisa u larguan nga mbretëria.
Libri gjithashtu pretendon se puna për çiftin ishte aq e vështirë sa disa ndihmës e quanin veten si “Klubi i të mbijetuarve të Sussex”. /arbresh.info/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...