Deklaratat e aktorit të njohur Laert Vasili në një emision televiziv kanë ngjallur reagime të forta në rrjet.
Vasili u shpreh sërish me ironi ndaj fitores së Gjestit në Big Brother Albania, duke thënë: “Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues”.
Ky koment u interpretua gjerësisht si një kritikë ndaj nivelit arsimor të Gjestit dhe ndaj publikut që votoi për të, duke ngritur sërish debatet për vlerat që promovohen në programet televizive.
Por nuk vonoi shumë dhe reagimi i Gjestit erdhi në stilin e tij të zakonshëm. i drejtpërdrejtë, ironik dhe i mbushur me humor.
Përmes një videoje në TikTok, ai iu përgjigj kritikëve: “Mos folni shumë, mos folni shumë palidhje, folni pak po jo ashtu me e tepru”.
“Se tani unë zgjohem një mëngjes, nuk kam cigare, bëhem nervoz dhe ua nxjerri kabllon nga rryma. Tani s’keni bukë më”, theksoi tutje.
Në të njëjtën video, ai shtoi: “Unë i mbaj gjërat e këqija, edhe dy vite i mbaj, tri… a sa të jetë nevoja. Mos t’ua ndjen”.
Laerti e ka sulmuar vazhdimisht Gjestin për këtë pjesë edhe sa ishin në Big Brother VIP, ndonëse këngëtarit pejan nuk i ka bërë përshtypje. /Telegrafi/
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali