Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk është shumë aktive në tregun muzikor.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ndonëse jeta e saj prej shumë vitesh tashmë është përqendruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, jo më pak vëmendje në media ka rrëmbyer edhe motra e saj Jehona, e cila numëron gjithashtu një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.
Ajo publikon mjaft shpesh imazhe të ndryshme në Instagram, në të cilat shfaqet mjaft fine me trupi e saj perfekt.
Madje në paraqitjet e fundit, Jehona duket më atraktive se asnjëherë, duke rrëmbyer pëlqime dhe komentet e shumë prej ndjekësve të saj, duke lënë pak në hije ndoshta edhe motrën e saj, Afërditën, e cila kohëve të fundit nuk është aq e përfolur.




Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...