Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, bëri historinë duke fituar dy çmime “Grammy”, në dy kategoritë e vetme në të cilat ishte e nominuar.
Mbrëmja më e madhe muzikore e vitit i ka dhënë asaj çmimin “Artistja e re më e mirë”, si dhe çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Silk City.
Dua është ndjerë tejet e emocionuar në momentin kur ka marrë këtë çmim, teksa këtë gjë e vërtetoi edhe para fjalimit prekës që mbajti para miliona spektatorëve.
Këngëtarja shqiptare ka pranuar urime të shumta edhe në rrjetet sociale, në të cilat ka publikuar imazhe nga momenti kur është shpërblyer me dy trofetë.
Së fundmi, Dua publikoi disa fotografi ku shfaqej në festimet pas përfundimit të mbrëmjes, ku kishte kaluar momente të bukura me familjen dhe shoqërinë.
“Kishte një darkë paksa ‘Grammy’, dhe një ndejë në hotel për të festuar. Prindërit e mi morën gjithë vëmendjen”, ka shkruar Lipa në Instagram, ndërsa ka publikuar fotografitë e plota pas festës.
Ndërkohë, artistja shqiptare është e nominuar edhe për dy çmime të tjera në “Brit Awards”, që do të mbahet më 20 shkurt.
Vitin e kaluar, ajo fitoi dy trofe në “Brit Awards”, teksa hyri në histori të këtij festivali, si femra me më së shumti nominime, gjithsej pesë të tilla vitin e kaluar.
https://www.instagram.com/p/BtygLAChaeT/?utm_source=ig_embed
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...