Ylli televiziv Kim Kardashian ka vendosur të zvogëlojë ato për të cilat u bë kaq e famshme, pikërisht të pasmet e mëdha. Miq pranë Kim-it kanë zbuluar se ajo ka ndaluar procesin e BBL.
Top Albania Radio shkruan se BBL është një procedurë kirurgjikale ku dhjami hiqet nga një zonë tjetër e trupit, ijet ose barku dhe injektohet në zonën e të pasmeve. Burimi tha për “The Sun” se:
“Kim kurrë nuk kishte implante, ishte një transferim dhjami në të pasmet e saj. Ajo nuk ka bërë më transferim të dhjamit dhe e ka lënë të zvogëlohet natyrshëm teksa humbet peshë. Kanye e pëlqeu atë pamje, por i dashuri i ri Pete Davidson thjesht dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe e do atë sido që të duket. Ajo ka kaluar një ndryshim të madh në jetë me divorcin dhe dëshiron që një pamje e re të shkojë me jetën e saj të re”.

“Po tallet me ne. Kështu duhet të jetë, apo jo? Shenja e rinoplastikës (ndërhyrje në hundë) dhe shenjat e liftingut të fytyrës janë shumë të qartë në këtë reel të fundit të Kim Kardashian për kujdesin e lëkurës”.
Rikujtojmë se këtë mesazh, blogerja Dana Omari e shoqëroi me videon e ripostuar të yllit të reality show-t Kim duke insistuar se aty shihen qartë disa linja në fytyrën e 41-vjeçares, rezultat i procedurave të operacioneve plastike.
Që nga viti 2006, ylli televiziv dhe familja e saj e famshme i janë nënshtruar procedurave kozmetike. Krahasimi i fotove të Kim 27-vjeçare me Kim-in 41-vjeçare është bërë një zakon i përditshëm për ndjekësit e familjes së famshme.

Në një intervistë të fundit, biznesmenia ka pohuar se përveç disa injeksioneve me botox, nuk i ka bërë gjë tjetër fytyrës. Megjithatë, Dana mendon ndryshe.
Ndërkaq, sa i përket jetës sentimentale të Kim, i dashuri i saj, komediani Pete Davidson, është parë së fundmi duke përqafuar një grua misterioze në xhirimet e tij në Australi.
E gjithë kjo vjen pasi disa fansa besojnë se Kim po kthehet me Kanye West. Ylli i emisionit “Saturday Night Live”, Pete, u fotografua në xhirimet e filmit të tij të ri “Wizards” me një grua të panjohur teksa po përqafoheshin dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin./tch/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...