Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Kida, të martën në mesnatë (2 shtator) solli projektin e ri muzikor.
“Edhe sa” mban titullin kënga e re e artistes Orhidea Latifi, të cilën e ka kompletuar me një klip të veçantë.
Teksa kanë kaluar vetëm dy ditë që nga lansimi, projekti ka arritur të kalojë shifrën e 1.2 milion klikimeve në platformën YouTube.
Këngëtarja, e kthyer në bionde së fundmi, lajmin e gëzueshëm e ka ndarë përmes një postimi të publikuar me ndjekësit në Instagram.
“Wuuu 1 milion. Edhe sa. Faleminderit”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.
Bukuroshja shqiptare merr vëmendje të madhe me pamjen glamuroze dhe fustanin e shkurtër shkëlqyes.
Kida përndryshe këtë verë solli një sërë projektesh të suksesshme, përfshirë edhe bashkëpunimet me reperin Mozzik.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...