Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin e saj, Tristan Thompson.
Muaji mars është muaji kur ajo pret të bëhet nënë, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info. Dhe Khloe Kardashian ka folur hapur për herë të parë në faqen e saj të internetit rreth mendimeve të saj mbi seksin dhe shtatzëninë.
33 vjeçarja tani është 30 javë shtatzënë dhe ka treguar se kur i filloi muajin e tretë të shtatzënisë filloi t’i rritej barku dhe ishte pak e vështirë dhe e pakëndshme të kesh marrëdhënie seksuale.

Ajo po ashtu tregoi se i dashuri i saj dhe babi i foshnjës së saj është mahnitës dhe se e bënë atë të ndihet mirë edhe në këtë situatë, por se ajo e di se edhe për të është e pakëndshme të ketë marrëdhënie seksuale me një grua shtatzënë.
Khloe më tutje tregoi se ajo e kishte të vështirë të lëvizte e kjo ishte arsyeja se pse ndjehej e padobishme, edhe pse tha se u mundua të improvizonte se mundet dhe se gjithçka po shkon mirë.
Bukuroshja Kardashian shtoi se në fillim të shtatzënisë së saj seksi ishte i njëjtë, transmeton arbresh.info.

Ndryshe çifti Kardashian dhe Thompson filluan të takoheshin në gusht të vitit 2016./Arbresh.info

Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër