Në këtë kohë të përhapjes së shumtë të pandemisë coronavirus (COVID-19), figura të njohura publike po qëndrojnë të izoluar me familjarët e tyre.
Njëra ndër ta është edhe ylli televiziv, Khloe Kardashian, e cila tashmë po qëndron e izoluar me ish-bashkëshortin e saj, Tristan Thompson dhe vajzën e tyre, True.
Këtë e ka bërë të ditur edhe revista Us Weekly duke theksuar se dyshja po qëndrojnë së bashku, shkruan Daily Mail.
“Khloe, Tristan dhe True po karantinohen së bashku”, thanë burimet e revistës të premten.
Në rrjetin social Instagram vërshuan komentet e ndjekësve të saj duke pyetur nëse mes tyre po ndodh diçka, apo nëse dyshja janë ribashkuar sërish.

Ndërkaq, Khloe kishte reaguar në njërin prej komenteve duke treguar se këtë gjë janë duke e bërë për shkak të vajzës së tyre. “Do të thotë që prindërit e saj e duan atë tej mase”, ishte komenti i saj.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër