Ai nuk e fsheh se është përsëri beqar, madje ka pohuar se i pëlqen kjo gjë dhe miqtë e martuar ia kanë zili.
Pas divorcit me artisten Inva Mula, erdhi bashkëjetesa e gjatë me një vajzë të re, me të cilën u nda gjithashtu.
Tashmë, Pirro po shijon beqarinë. Pak ditë më parë, paparazzi ynë e fotografoi në një nga lokalet në zonën e ish-Bllokut. Ishte ora rreth 12 e natës, kur Pirro së bashku me një mik po vijonin bisedat mes meshkujsh, të qetë dhe me disa pije në tavolinë.
Ky është privilegji i të qenit beqar, sepse askush nuk i bie telefonit për të të thënë që duhet të kthehesh në shtëpi se u bë vonë. Padyshim që në këtë temë ka shumë pro dhe kundër, nëse është më mirë apo më keq të jesh beqar, por ajo që mund të thuhet me siguri është që Pirro ndjehet mjaft komod kështu, mesa duket./Panorama Plus

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...