Kendall Jenner në një lidhje serioze me basketbollistin Devin Booker

18:19 | 3 Mars 2021

Marrëdhënia e Kendall Jenner me Devin Booker është ‘bërë më serioze’.

Modelja 25 vjeçare dhe ylli i NBA-së e zyrtarizuan romancën në Ditën e Shën Valentinit dhe lidhja e tyre me sa duket ka lëvizur në një ‘nivel’ tjetër javët e fundit.

“Ajo u ndje e gatshme të ndajë pak më shumë sesa në të kaluarën kur postoi foton e tyre në Ditën e Shën Valentinit”, i tha një burim Entertainment Tonight këtë javë.

PORTLAND, OREGON – MARCH 10: Devin Booker #1 of the Phoenix Suns looks on during the first half of the game against the Portland Trail Blazers at the Moda Center on March 10, 2020 in Portland, Oregon. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Alika Jenner/Getty Images)

Bukuroshja brune – e cila ka dalë më parë me Blake Griffin dhe Ben Simmons – thuhet se ndihet ‘komode dhe e sigurt’ me yllin 24 vjeçar.

“Marrëdhënia e tyre është bërë më serioze dhe Devin është me të vërtetë i qetë dhe jo gjithçka për famën ose për të qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, gjë që Kendall i pëlqen shumë”, shtoi burimi pranë çiftit.

“Ai e bën atë të ndihet rehat dhe e sigurt dhe ai është shumë i respektueshëm, të gjitha këto janë cilësi që ajo i pëlqen”.

Kendall Jenner dhe Devin Booker (Foto: Backgrid)

Ndërkohë, Kendall më parë e përshkroi veten si një vajzë ‘që dashurohet me shikim të parë’.

“Unë jam një tip që dashurohem me shikim të parë. E di që do të dashurohem me ty, në momentin që do të takohem me ty”, theksoi ajo.

Modelja gjithashtu mendon se është një person shumë i drejtpërdrejtë, shkruan telegrafi.

“Unë jam kjo që jam. Unë nuk jam lloj i personit që gradualisht mund të dashurohem me dikë. Unë nuk e kuptoj atë. Unë jam person me të vërtetë i drejtpërdrejtë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara