Kei puthje në buzë me Lupçen, revoltohet Katerina

12:42 | 16 Prill 2017

Marrëdhënia mes Keit dhe Lupçes është shumë e komplikuar, prej ditëve të para në Big Brother ata kanë pasur fërkime të shpeshta mes tyre.

Pas 1 muaji qëndrim në shtëpinë e Big Brother, edhe pse mendimet për njëri-tjetrin nuk kanë ndryshuar shumë, ata janë ambientuar me njëri-tjetrin dhe bëjnë edhe shaka të ndryshme.

Por mbrëmë e kanë tepruar me miqësinë e tyre duke u puthur në buzë, dhe jo një herë, dy herë, sepse herën e parë nuk e pa Armela.

Kei një javë më parë, në dasmën e Ademit me Ejonën, puthi në buzë edhe Katerinën, e cila edhe pse ishte një shtytje për puthjen e dytë të Lupçes, jep shenja mërzitjeje.

Por Kei e kalon me shaka dhe i thotë se janë dy me një për Lupçen dhe duhet të rrijë urtë se nuk i dihet kurrë kur barazohen.

Pas kësaj Lupçja flet për dashurinë dhe Kei për tradhtinë. Ndërsa pak Armela tenton të bëjë xheloze Vivin duke i thënë Kei ka puthur Lupçen. Por Kei nuk luhatet dhe puth edhe një herë të tretë Lupçen për t’i treguar të gjithë banorëve të tjerë që ata të dy janë afruar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara