Kate Winslet ka kujtuar se i ishte nënshtruar “kontrollit fizik” pas shfaqjes së filmit Titanik, gjë që e bëri atë të ndihej ‘ e tallur’.
Filmi i publikuar për herë të parë në vitin 1997, kur aktorja ishte vetëm 22-vjeçare, morri një vëmendje të madhe, transmeton portal arbresh.info
“Menjëhrë hyra në një mënyrë vetëmbrojtje. Unë isha subjekt i një vëzhgimi fizik personal, u kritikova shumë dhe shtypi britanik nuk ishte aspak dashamirës më mua”, tha ajo.

“Ndihesha e tallur, sinqerisht. Më kujtohet se e mendoja se kur do të mbarojë kjo dhe e di se nuk isha e gatshme që të isha e famshme”, shtoi ajo.
Aktorja fituese e Oskarit u thellua në arsyen pse zgjodhi projekte më të vogla pas suksesit të paparë të Titanikut.
“Ende po mësoja dhe nuk e dija si të veproja, nuk isha gati për projekte të mëdha”, tha ajo.
“Unë nuk doja të bëja gabime dhe ta hidhja në erë, doja të isha në të për një lojë të gjatë. Unë u përpoqa strategjikisht të gjeja gjëra të vogla në mënyrë që ta kuptoja zanatin pak më mirë dhe të ruaj një shkallë të privatësisë dhe dinjitetit”, tha Kate./arbresh.info/
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...